“Të largohen menjëherë”, Vasili me tone të ashpra ndaj Ramës: Grup mafioz politik që ka zaptuar qeverisjen, fakte të tjera do vazhdojnë të dalin

Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë, teksa kërkon me ngulm largimin e tij të menjëhershëm nga detyra, ndërsa paralajmëron se do të dalin të tjera fakte në vijim.

Ai shprehet se “fajet e tyre i di gjithë populli” dhe se “nga dje nuk ka më Kryeministër dhe Qeveri të ligjshme”, duke e akuzuar kësisoj Ramën dhe kabinetin qeveritar si “një grup mafioz politik, që ka zaptuar qeverisjen”.

Vasili i ka akuzuar këta të fundit për vjedhje të fondeve publike dhe iu bën thirrje të largohen dhe t’i hapin rrugën drejtësisë. Akuzat e tij vijojnë për vjedhjet përmes incerenatorëve, për tenderat e rrugëve, të energjisë elektrike, të shëndetësisë, të ujësjellësit etj.

Sipas tij, “përgjegjësia bie mbi Kryeministrin të parin si dhe çdo ministër” duke shtuar se “nga kjo ata nuk shpëtojnë dot, pasi faktet janë shumë të renda, janë publike dhe i di gjithë populli”. Gjithashtu, ai bën me dije se do të vijojnë të publikojnë fakte të tjera.

Nuk ka mbetur pa përmendur edhe arrestimi i ish-Ministrit të Mbrojtjes, Saimir Tahirit për çështjen e drogës duke akuzuar sërish Kryeministrin Rama dhe qeverinë se mashtruan teksa deklaruan se “asgjësuan 99% të drogës”.

Në fund të postimit nënkryetari i LSI-së, i bën thirrje qeverisë të largohet, në mënyrë që faji ndaj tyre të mos rëndohet edhe më shumë.

Postimi i plotë: 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×