Zv.ministri i Financave takon të dërguarin e Kryeministrit britanik: Të rrisim shkëmbimet tregtare dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

Kadia British (1)

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia zhvilloi një takim me të dërguarin për Tregtinë të Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.

Ata u angazhuan për të rritur shkëmbimet tregtare dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

“100-vjetori i marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ofron një moment të shkëlqyer për të bërë bilancin e asaj që është arritur deri tani dhe ku do të shkojmë në të ardhmen, si dhe punën e përbashkët për të promovuar rritjen ekonomike dhe punësimin për të dy vendet tona”, u deklarua gjatë takimi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×