Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshje më e rëndësishme e mbrëmjes mes Gjermanisë dhe Anglisë e luajtur në “Allianz Stadium”.

Gjermania arriti të gjente e para golin e avantazhit me Hofman në startin e pjesës së dytë, por penalltia e fituar dhe konvertuar nga vetë kapiteni i Anglisë Kejn ngriu buzëqeshjen e gjermanëve dhe vulosi rezultatin final.
Italia merr kështu komandën e grupi me Gjermaninë dhe Anglinë që pozicionohen pas Hungarisë në Grupin C të Ligës A.
Gjermani 1-1 Angli
Hofman 51’/ Kejn 88′
RASTET KRYESORE:
-GOOOOOL Anglia. Kejn realizon nga pika e bardhë e penalltisë.
-Pikford i mohon golin Mylerit me një ndërhyrje fantastike.
-GOOOOOL Gjermania, Hofman arrin të gjej golin e avantazhit me një goditje potente.
-Saka provon nga distanca, goditja e tij përfundon fare pranë portës.
-Nojer kundërpërgjigjet dhe devijon në këndore goditjen e Saka.
-Gjermanët provojnë me një harkim nga e majta, Havertz nuk e dërgon dot topin në rrjet.
-Mundësi fantastike për anglezët, Kejn nuk arrin të mposht Nojerin me portën e boshatisur.
-Gjermania arrin të gjej golin me Hofman, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje.
-Mundësi fantastike për Gjermanët, Uoker i heq mundësinë Mylerit të dërgojë në rrjet topin me portën e boshatisur
FORMACIONET ZYRTARE:

RENDITJA:

Arena e Lajmit
Loading…
and then