Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës feston 27-vjetorin, muzikanti publikon foton nudo të partneres së tij

anthony-cako-djali-i-pirrocakos-inva-mula

Anthony Çako, djali i këngëtarëve shqiptarë, Inva Mula dhe Pirro Çakos, është munduar të jetë larg vëmendjes dhe famës së prindërve të tij.

Megjithatë nuk mungon kurioziteti në lidhje me jetën personale të 27-vjeçarit, i cili ka një profil aktiv në rrjetin social Instagram. Ai e ka bërë prej kohësh publike lidhjen e tij me bukuroshen Alice Blue, dhe postimet e përbashkëta me të apo dedikimet romantike janë të shpeshta në profilet e tyre.

Së fundmi çifti me sa duket po kalojnë disa kohë relaksi në Indonezi. Këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale, ku nuk kanë munguar fotot dhe videot romantike.

Në një foto-album të publikuar në Instagram, Anthony ka ndarë disa foto nga pushimet për ditëlindjen e tij të 27-të.

Në postimin e bërë vihet re fotoja e tij me partneren teksa shkëmbejnë një puthje në buzë, ndërsa më tej ai ka publikuar edhe një tjetër foto të Alice nudo në një pishinë.

Kujtojmë se e dashura e Anthony festoi disa muaj më parë ditën e lindjes dhe nuk mungoi urimi nga ana e muzikantit i cili bëri një postim në Instastory të Alice në një ambient mjaft romantik.

“Vajza e ditëlindjes”- shkroi ai shoqëruar me një zemër.

 

Martesa e Pirro Çakos dhe Inva Mulës zgjati për 22 vite, ndërsa në mars të vitit 2009, sopranoja paraqiti kërkesën për divorc në Gjykatën e Tiranës. Çifti u nda, ndërsa Inva u martua me Hetem Ramadanin, me të cilin ajo ka një vajzë, Ninën.

  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×