Pas lajmeve për ndarjen, Leonardo DiCaprio festoi në një club me disa modele nën 25 vjeç

leo-dicaprio-1-2

Kape nëse mundesh.

Duket sikur beqar më i ri, Leonardo DiCaprio, po kalon ditë të mira pas ndarjes së tij nga modelja Camila Morrone këtë javë. Fituesi i ‘Oscar-it’ mbajti një profil të ulët ndërsa mbërriti në klubin e natës të New York, ‘The Ned NoMad’ të martën mbrëma për pak argëtim në mesjavë.

Është raportuar se DiCaprio, 47 vjeç dhe Morrone, 25 vjeç, u ndanë pas katër vitesh së bashku. Ata nuk ishin fotografuar së bashku që nga fundjava e 4 korrikut. Burimet thanë për ‘Page Six’ se ylli i “Wolf of Wall Street” festoi me disa modele, duke përfshirë vajza rreth 21 dhe 23-vjeçare.

Aktori ishte i veshur me të zeza ndërsa mbërriti në klubin e Manhattan-it vetëm. Ylli i Hollywood u pa duke bërë një hyrje të shpejtë vetëm disa ditë pasi lajmi për ndarjen e tij doli në media.

LEXO EDHE:

-Historia e plotë e lidhjeve të Leonardo DiCaprio: Të gjitha të dashurat e tij ndër vite

-Ndahet me të dashurat sapo mbushin 25 vjeç- Leonardo DiCaprio bëhet meme kudo në Internet, ja më pikantet

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×