“Asllani një talent i madh”, rrëfehet Kamoleze: Ja pse u largova nga Shqipëria

Xhankarlo Kamoleze përshëndeti Shqipërinë pas një eksperience për afro 1 vit e gjysmë në rolin e drejtorit teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit.

KAMOLEZE

“E gjitha ishte falë presidentit Duka”, tregon italiani për “Tuttomercatoweb.com”. “E njihja që në të kaluarën dhe prandaj u bë e mundur kjo lëvizje.

Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, interesante, stimuluese dhe shpërblyese. Tani është mbyllur, sepse presidenti ka nevojë për një figurë që të jetë sa më afër dhe i përkushtuar plotësisht atje, ndërsa unë nuk mundem, për arsye edhe familjare, kam nevojën që të jem më shumë kohë në Itali”, thotë fillimisht Kamoleze.

Çfarë punë keni bërë konkretisht në Shqipëri?

Ka qenë një vit e gjysmë ku jam përqendruar mbi të gjitha me organizimin e federatës, raportet me UEFA-n dhe ekipet kombëtare të moshave, ku kemi bërë një punë të madhe që përfshin edhe shkollën e trajnerëve.

Kur flasim për të rinjtë, ai që të vjen ndër mend menjëherë është Asllani, talenti i Empolit që është në qendrën e merkatos…

Dua të them se me moshat kam parë një futboll plot entuziazëm dhe pasion, me shumë djem interesantë. Disa luajnë jashtë vendit dhe gjithashtu në Itali. Ndër këta, një djalë që më pëlqeu menjëherë ishte Asllani. Ai është shumë i ri, është i vitit 2002, por shumë shpejt e thirrëm në ekipin U-21. Më pas me kalimin e kohës djali dhe Empoli bënë pjesën e tyre dhe tani në fakt ai është një nga lojtarët më të vlefshëm në treg.

Ai është një lojtar që ka cilësi të shkëlqyera dhe është përmirësuar shumë. Empoli mundi ta mbante në ekipin e parë, me një trajner të aftë si Andreacoli dhe më pas, pasi shiti Riçin te Torinoja, e bëri atë një lojtar titullar. Një djalë që ka cilësi, në këtë rast, vihet në kushtet për t’i shprehur ato 100%.

Çfarë ju ka rënë në sy menjëherë tek Asllani?

Dy vite më parë ishte një mesfushor premtues. Në ekipin tonë Shpresa ishte nën moshë, por ia vlente ta provoje. Siç e thashë, ishte një djalë që shfaqte kualitet por diferencën e ka bërë pasi u përmirësua. Bravo Empolit për hapësirën që i kanë dhënë.

Të rinj të tjerë me perspektivë?

Një i perspektivës është Toçi, qendërsulmues i Primaverave të Fiorentinës që këtë vit ka bërë shumë mirë dhe është grumbulluar me U-19- ën. Është përmirësuar shumë dhe vjollcët ia kanë vënë syrin për të ardhmen.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×