Interi ka “bllokuar” Kristjan Asllanin.

Pas arritjes paraprake të marrëveshjes gjatë ditës së djeshme, gazetari i njohur dhe njëkohësisht eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio, ka zbuluar zyrtarisht dhe ofertën e klubit zikaltër në drejtim të Empolit.
Klubi milanez ka ofruar 9,5 milionë euro për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.
Kjo ofertë mund të jetë e duhura për të mbyllur marrëveshjen dhe për të sjellë në Milano një nga talentët më premtues në Serinë A.
Gjatë sezonit që përfundoi, 20-vjeçari shqiptar u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e skuadrës toskane në 23 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar dhe 1 asist për shokët e skuadrës.
.@Inter I Bloccato #Asllani dell’@EmpoliCalcio https://t.co/ESLwyhATSj
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 9, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…
and then