Dogji me zjarr një sipërfaqe të madhe pyjore, procedohet penalisht 57-vjeçari në Elbasan

A48fb0b0 2c4e 478e A74c D41b4a5b1801

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në fshatin Mukaj, Gramsh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në fshatin Sojnik, Gramsh, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që për asnjë arsye të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×