Fara, vaj kanabisi dhe pistoletë në makinë, policia u qepet pas dy djemve nga Zall Heri dhe i kap në flagrancë (EMRAT)

4848ec01 6c18 479c B3a3 E46acc068e29

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Speed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Dy të rinjve Bejtulla Fusha dhe Elvis Baqoshi u është gjetur në makinë një armë zjarri, vaja kanabisi dhe fara të bimës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa (vaj kanabisi), rreth 300 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin produkte të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, si dhe lëviznin me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Speed”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. F., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të banues në Zall Herr.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Tapizë-Kamzë, automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin B. F.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×