“Korrupsioni është ngritur në sistem”, afera e inceneratorëve, Bozdo: Projekt i pastër i hajdutërisë së parave publike, tashmë edhe me nuanca arrogance

89055013 26ae 47a0 Ae04 B83a40a50223

Anëtari i  Kryesisë së PD Enno Bozdo i ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se Shqipëria, në të paktën 5 vitet e fundit, ka bërë hapa pas në luftën e saj ndaj korrupsionit. Sipas Bozdos, korrupsioni ka qenë problem edhe në qeverisjet e mëparshme, por në qeverisjen Rama, sipas tij korrupsioni është i ngritur në sistem.

“Nuk është një situatë që ndeshet për herë të parë. Në katër vitet e fundit media dhe opozita ka bërë denoncime ku shfaqen dy fenomene në prokurimet publike, ku mbyllen me fitues atë që ka dhënë në ofertë 99.9% të fondit limit, dhe e dyta shpesh qëllon që kjo kompani nuk është as e para në ofertën ekonomike. Kjo ndodh se Shqipëria në 5 vitet e fundit ka bërë hapa të thellë pas në aftësinë e saj për të luftuar korrupsionin.

Korrupsioni sot është me mbështetje politike janë para që ndahen për miqtë e shokët e kryeministrit, fitohen në një grup njerëzish, për ‘pjesën e luanit’ në prokurimet publike, dhe pastaj shpërndahen sipas orekseve të saj. Korrupsioni ka qenë sfidë, por diferenca mes kësaj qeverie dhe qeverive të mëparshme, është se nuk ka qenë kurrë i ngritur në sistem, dhe një projekt kaq të pastër ku çdo gjë është e korruptuar.

Sot droga po se po, por të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për një korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes, se të qeverisë po se po.

Kemi të bëjmë me një projekt të pastër të hajdutërisë së parave publike, ka marrë dhe nuanca arrogance, siç është afera i inceneratorëve”, shprehet ai.

Lidhur me aferën e inceneratorëve, Bozdo u shpreh se opozita do të vijojë të denoncojë rastet dhe të ndjekë rrugën ligjore.

“Ajo opozitë që po shihni dy muajt e fundit është gjithmonë e më aftë të sjellë para opinionit masakrën që bëhet me paratë publike. Inceneratorët janë në vëmendje të PD dhe opozitës, dhe të gjitha rastet që denoncohen nga mediat, ne i marrim dhe bëjmë hetimet tona, dhe kemi ndërmend të ndjekim hapat ligjore deri në fund”, deklaroi Bozdo.

I pyetur se si e gjykon punën e SPAK, Bozdo tha se prova e vërtetë për këtë institucion është afera e inceneratorëve, duke thënë se ende nuk është bërë maksimumi nga ana e saj.

Besoj se sprova e SPAK është qëndrimi ndaj aferës së inceneratorëve, që pas saj qëndron peshku i madh që quhet Edi Rama! Kjo është prova e vërtetë e SPAK, sepse për këtë arsye u ngrit ky institucion. A ka bërë gjithçka SPAK në aferën e inceneratorëve? Jo!”, tha ai.

Bozdo ka komentuar edhe reagimet ndërkombëtare për projektligjin për amnistinë fiskale, duke thënë se reagimi i fundit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë që rekomandonte që ky projektligj të tërhiqej, përputhet me reagimet që PD ka bërë më herët.

Kujtojmë se ditën e sotme, Bozdo në emër të PD, ka denoncuar se riparimi i rrugës Fier-Vlorë po bëhet me vlerën më të lartë.

“Sikur t’i kishte para të lëna trashëgim nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës, jo ofertës më të mirë prej 4. 5 milion euro, por të katërtës prej 6.5 milion. Dy milionë më shumë, në euro që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës, por i taksapaguesve shqiptarë”, deklaroi ai mes të tjerash.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×