Nafta bie në bursë, por Bordi e lë të pandryshuar çmimin, Vasili: Batakçinjtë e qeverisë dhe oligarkët vjedhin si lubi!

Petrit Vasili

Bordi i Transparencës njoftoi gjatë pasdites listën e ndryshuar të çmimeve të karburanteve në vend, ku ra në sy ulja e çmimit të benzinës me 12 lekë, ndërsa nafta mbeti e pandryshuar.

Pikërisht ky vendim i Bordit është kritikuar nga deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili thekson se po vjedh një grup batakçinjsh së bashku me qeverinë, pasi çmimi i naftës në bursë ka rënë sot në 95.23 dollarë për fuçi.

POSTIMI I VASILIT:

Nafta ne bursa ulet, ndersa Bordi i Hajduteve te qeverise vetëm e ngre çmimin!

Ne Burse çmimi ka rene shume ne 95, 23 dollarë nga 227 dollarë fuçia disa jave me pare.

Por Bordi i Hajduteve vazhdon plaçkitjen e shqiptareve dhe mban çmimin plot 240 leke litrin.

Ndërsa ne Maqedoni aktualisht çmimi i naftës eshte 100 denare ose 189 leke litri.

Pra Shqiperia e ka cmimin 51 leke me shume se sa Maqedonia.

Keto shifra flasin vete se si vjedhin si lubi qeveria dhe oligarket.

Mos lejoni t’ju vjedhin më keta batakcinj te pacipe.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×