
Kryetari i PD-së, Sali Berisha përmendi sot sërish këshilltaren e ministres Balluku që ka rritur vlerën e kompanisë së tij me 600 herë duke e shitur dhe blerë disa herë.
Ai tha se fronti opozitar do të përgatitet gjatë verës për betejën më të fuqishme që pret vendin në shtator.
Berisha: Këshilltari i ministres së ndërtimeve publike më të kushtueshme në botë, i tenderave me 99%, Belinda Balluku, një Berberi rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij, duke e shitur dhe blerë atë, në katër muaj 600 herë. Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një organizatë e mirëfilltë kriminale, çdo lloj imagjinate, mund të shndërrohet në realitet pasi ligje nuk ekzistojnë. Në një kohë kur qytetarët shqiptarë blejnë naftën me çmimin që e blen gjermani, me rroga 8 herë më të larta, në një kohë kur qytetarët falë bordeve të Ramës paguajnë për djathin, vajin, qumështin, çmimet më të larta se mesatarja e BE-së, qeveritarët pasurohen jo me 1 apo 2 herë, por gjer në 600 herë.
Fronti opozitar i shpëtimit të Shqipërisë, do të punojë fort edhe gjatë verës për tu përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij. Klientela dhe qeveria janë një në vjedhjen e qytetarëve. Shpëtimi i Shqipërisë prej tyre është emergjencë kombëtare.
and then