VOLEJBOLL/ Liga e Argjendtë, Shqipëria eliminohet për diferencë setesh (REZULTATET DHE RENDITJA)

Shqipëria e volejbollit të meshkujve nuk ia ka dalë që të bëhet pjesë e fazës finale në Ligën e Argjendtë të Europës, teksa i ka mbyllur ndeshjet në grup me një disfatë 3-0 dje në Rumani.

LIGA E ARGJENDTE

Kjo humbje u ka kushtuar edhe vendin e dytë në Grupin B kuqezinjve të trajnerit Jani Melka, të cilët rrëshqasin në vend të tretë.

Një eliminim që djeg shumë, për vetë faktin se në vend të dytë kalon Maqedonia e Veriut, kundërshtar të cilin Shqipëria e ka mposhtur në të dyja takimet.

Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në kuotë të njëjtë pikësh, me nga 10 secila, shteti fqinj kualifikohet për shkak të rregullores së CEV-it, me diferencën e seteve që vlen para ndeshjeve direkte.

Ndonëse kanë marrë dy herë leksione nga Shqipëria, maqedonasit e veriut kanë pasur fatin që kanë gjetur përballë kundërshtarë “të relaksuar”, duke futur në kasafortë pikë të vyera për t’u bërë pjesë e fazës “Final 4”.

Duke u kthyer te ndeshja e djeshme në Galati, ndonëse i duheshin vetëm dy setet për t’u kualifikuar, Shqipëria u pa në vështirësi.

Rumunët i fituan të tria setet respektivisht në shifrat 25-18 25-19 dhe 25-22 në një takimqë zgjati 73 minuta.

Kuqezinjtë vuajtën lojën në bllok, ndërsa ishin shumë inferiorë edhe në shërbime, me Rumaninë që regjistroi 12 “ace” në këtë takim, kundrejt vetëm 4 të Kombëtares sonë.

E vetmja notë pozitive ishte paraqitja e Anton Qafarenës, teksa kapiteni kuqezi vijon serinë e ndeshjevemjaft të mira, ku edhe këtë herëishte shënuesi më i mirë i sfidësme 16 pikë të realizuara.

Kështu, Shqipëria e mbyll grupin me3 fitore dhe 3 humbje, por meshumë keqardhje për një eliminim ndoshta të pamerituar.

SK

KL

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×