E rëndë në Kurbin, bie në kanalin vaditës, humb jetën 51-vjeçari

Policia Naten 0 1024x538 1

Fund tragjik ka rezultuar ai për një 51-vjeçar nga Kurbini, i cili ka rënë në një kanal vaditës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ngjarja ndodhi në fshatin Shullaz të Kurbinit.

51-vjeçari dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka rënë në kanal, ku edhe ka humbur jetën. Aktualisht policia po heton për dokumentimin e plot të ngjarjes.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.

Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×