Pas tre vitesh nga falimentimi, Palermo u rikthye në sërish në Serinë B.
Skuadra e Baldinit fitoi edhe ndeshjen e kthimit të “Play-Off-it” të Serisë C, duke mposhtur 1-0 Padovën në stadiumin “Renzo Barbera”.
Goli deçiziv i takimit ishte ai i Brunorit në minutën e 25′ duke bërë kështu ngjitjen në Serinë B të klubit nga Siçilia.
Festa fillimisht filloi nga tifozët në brendësi të stadiumit duke kënduar me melodinë e këngës që u bë hit si “Pioli is on fire”, që mbështetësit e Milanit ia kushtuan trajnerit të tyre.
Ndërsa në rrugët e qytetit të Palermos ishin mbledhur tifozë duke festuar me flakadanë, tymuese, makina dhe motora.
– Arena e Lajmit

Loading…