
Presidenti Ilir Meta e nis këtë të shtunë me një mesazh prekës, teksa bën thirrje për të dhuruar gjak për njerëzit talasemikë.
Meta shfaqet krah një nëne të re, që mban në duar fëmijën e saj të vogël, dhe që vuan prej 27 vitesh nga talasemia.
Sipas Kreut të Shtetit, falë dhuruesve të gjakut, 27-vjeçarja ka kapërcyer çdo sfidë dhe tani sapo është bërë nënë e një vogëlushi.
Mesazhi i Metës:
Ermela Zenelaj lufton prej 27 vitesh me talaseminë.
Falë dhuruesve vullnetarë të gjakut ajo ka kapërcyer çdo sfidë dhe tani sapo është bërë nënë e një vogëlushi të mrekullueshëm.
Ajo është mbesa e Musa Zenelajt, i cili ia kushtoi jetën e tij fushatës për dhurimin e gjakut ndaj edhe ne do ta kujtojmë me nderim gjithmonë!
DHURONI GJAK, DHURONI SHPRESË, SHPËTONI JETË!
Arena e Lajmit