Gjykata e BE-së redukton gjobën ndaj “Google”

1200x0

Gjykata e Përgjithshme e BE-së mbështeti sot vendimin e vitit 2018 të Komisionit Evropian për t’i vendosur kompanisë amerikane të teknologjisë “Google” një gjobë “antitrust”, ndërsa ka reduktuar shumën nga 4.34 miliardë euro në 4.125 miliardë euro (4.123 miliardë dollarë).

“Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian akuzoi “Google”, dhe kompaninë e saj mëmë “Alphabet”, se kanë shkelur rregullat e konkurrencës së bllokut në pajisjet “Android”, tha Komisioni Evropian.

Komisioni argumentoi se “Google”e ka përforcuar në mënyrë të paligjshme dominimin e tij duke ofruar “Google Search” për prodhuesit e telefonave celularë vetëm si një paketë me aplikacionet e tjera të “Google”, duke i paguar ata për instalimin paraprak të “Google Search” si aplikacioni i vetëm i kërkimit dhe duke penguar zhvillimin e aplikacioneve konkurruese.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook