“Sfidat e përbashkëta përballohen bashkarisht!”, Nikolla reagon për miratimin e propozimit francez nga RMV: Tani KE e ka rrugën të hapur!

Capture

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar sot, pas votimit të propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një statusi në Fcacebook, Nikolla u shpreh se Këshilli Evropian e ka tani rrugën të hapur për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që i hap rrugën çeljes zyrtare të negociatave.

Një hap i madh përpara drejt familjes evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përgëzime kolegut Talat Xhaferi, Parlamentit dhe parlamentarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sfidat e përbashkëta përballohen bashkarisht!

Tani Këshilli Evropian e ka rrugën të hapur për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×