Nga kaçavidat, te çelësat anglezë dhe…, çfarë iu sekuestruan rusëve që tentuan të hynin në uzinën e armëve

Uzina e armeve Gramsh

Përveç pajisjeve të dyshuara për spiunazh, rusëve që tentuan të hynin në uzinë e armatimeve në Gramsh iu gjetën dhe të tjera pajisje.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se grupi hetimor ka sekuestruar ruseve edhe një dron, që e kishin me vete dhe sende te tjera si kaçavida dhe çelësa anglezë.

Kujtojmë se dje 2 rusë dhe një ukrainas iu afruan uzinës për të tentuar që të hynin brenda. Ndërkohë një prej tyre, Mikhail Zori hyri në ambientet e rrethimit, ndërsa pasi tentoi të largohej i hodhi spray paralizues dy ushtarëve, duke i lënë të plagosur.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×