Fotot nga paparazzi/ Mirela Kumbaro ‘nuk e lëshon’ Delina Ibrahimajn

kumbaro-ibrahimaj

Do të ishte e padrejtë nëse në këto faqe do të fusnim marrëdhënien e mirë që disa nga ministret kanë me njëra-tjetrën. Kjo, sepse thuajse të gjitha ato gëzojnë raporte miqësore, duke bërë bashkë një ekip mikeshash dhe më pas ministresh. Këtë herë duam të prekim rastin e Mirela Kumbaros dhe Delina Ibrahimajt.

Ashtu siç shihet, ministrja e Kulturës e ka ndaluar për disa minuta ministren e Financave në shkallët e Parlamentit. Ndonëse kjo e fundit dukej si me ngut për të lëvizur nga aty, Kumbaro ka vijuar ta mbajë gjatë në bisedë.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit që kanë zhvilluar mes dy ministreve, por ato duken të afërta dhe të buzëqeshura, teksa vihet re nxitimi i Ibrahimajt për të lëvizur nga ambientet e Parlamentit. Por natyrisht që gjithmonë pasi të përfundojë bisedën me mikeshën e saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×