Një lajm i bujshëm ka qarkulluar orët e fundit, për sa i përket të ardhmes së Thomas Strakoshës. Eksperti i transferimeve, Fabricio Romano, ka njoftuar se gjigantët e Çelsin kanë shprehur interesim për shërbimet e gardianit shqiptar.
Strakosha ka dalë lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Lacion, ku qëndroi në dhjetë vitet e fundit. “Thomas Strakosha është duke joshur interesime tashmë kur është në dispozicion si lojtar i lire. Çelsi është duke e konsideruar si një nga opsionet, por vetëm në rast se Kepa largohet nga klubi këtë verë”, ka shkruar Romano.
Thomas Strakosha’s now attracting interest, available on free transfer. Chelsea are considering him as one of the options, but only in case Kepa will leave the club this summer 🇦🇱 #CFC
Gabriel Slonina, different deal – he’d be one for the future, staying at Chicago Fire on loan.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 14, 2022
Vlen të theksohet se emri i portierit shqiptar ka qenë i lidhur së fundmi me një transferim te skuadra e Njukastëll, teksa interesimi i Çelësit e ka bërë me interesante këtë periudhë merkatoje.
Arena e Lajmit

Loading…