FOTOLAJM/ Shqipëria u ul zyrtarisht në tryezë me BE, Spiropali mesazh për negociatat nga takimi me Ismail Kadarenë

294024893 609008120591626 597208240073090315 N

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk është pjesë e delegacionit me 25 anëtarë që përfaqësoi sot Shqipërinë në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian.

Por kjo nuk e ka penguar atë që një mesazh ta përçojë nga Tirana për nisjen e këtij procesi të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian për vendin tonë.

Dhe ku më mirë se nga banesa e Ismail Kadaresë, kolosit të letërsisë që ia ka zbardhur faqen Shqipërisë kudo në botë, duke e vendosur në listë me romanet e tij të përkthyer në shumë gjuhë, mund të vinte ky mesazh.

“Sot, me dy luftëtarë të paepur të Shqipërisë Evropiane. ”, shkruan Spiropali në Facebook, teksa shfaqet e ulur përkrah Kadaresë dhe bashkëshortes së tij, Helenës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×