Pr.rezoluta për akuzat ndaj UÇK-së, zbardhet propozimi i Alibeajt: Të përmendet edhe genocidi serb në Kosovë

Alibeaj

Kuvendi do të votojë nesër pr.rezolutën e paraqitur nga PS-ja për ti kërkuar Këshillit të Europës të konsiderojë të paverifikuara akuzat e Dick Marty për trafik organesh nga UÇK-ja.

Një ditë para seancës së fundit, grupi parlamentar demokrat ka bërë dy propozime të cilat kërkon që ti merren paraysh.

Më i rëndësishmi është propozimi sipas të cilit “Duke konstatuar se Republika e Serbisë po mundohet ti shmanget përgjegjësisë, duke u fshehur pas sajesave, të cilat kërkojnë të paraqesin para botës viktimën për agresor, Kuvendi i Shqipërisë dënon genocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevic mbi civilët e pafajshëm të Kosovës”.

Rezoluta 1

Rezoluta 2

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×