Pritet vetëm vendimi, Blater dhe Platini rrezikojnë burgun për “mashtrim dhe korrupsion”

Vetëm pak vitë më parë ishin drejtuesit më të lartë të futbollit botëror. Por tanimë rrezikojnë të dënohen me burg për mashtrim dhe korrupsion, pasi kanë shfrytëzuar për qëllime personale postin që kanë mbajtur.

platini bl;ater

Josep Blater, ish-president i FIFA-s, dhe Mishel Platini, ish-president i UEFA-s, kanë qenë në këto ditë para gjykatës në Zvicër, ku akuzohen për mashtrim dhe korrupsion, për një çështje të më shumë se një dekade më parë. Të dy drejtuesit e shkarkuar nga detyra mes turpit për shkak të ngjarjeve të njëpasnjëshme të korrupsionit, tashmë presin vendimin për çështjen e 2 milionë frangave zvicerane, që do të jepet më 8 korrik.

Blater ia ka kaluar këtë shumë nga fondet e FIFA-s Platini, duke e argumentuar se asokohe ishte një këshilltar i jashtëm, ndërsa dyshohet si ky ishte thjesht ryshfet për të caktuar ku do të organizoheshin Kampionatet Botërorë. Prokurori i çështjes ka kërkuar 20 muaj burg me kusht për të dy të akuzuarit. Ndërkohë, Platini kërkohet që të paguajë edhe një gjobë prej 2,2 milionë frangash zvicerane.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×