
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka deklaruar se është nder i madh dhe i veçantë të jesh ambasador në një vend si Shqipëria.
Sipas saj, Shqipëria është një vend i veçantë, edhe pse nuk është shteti më i madh, ndërsa për qytetarët, ajo u shpreh se si shqiptarët nuk ka.
“Për çdo Ambasador Amerikan është një nder i madh, t’i kërkohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të përfaqësojë vendin tonë në një vend tjetër. Për ata nga ne që mund të vijnë në Shqipëri si ambasadorë, është një nder edhe më i madh dhe është një nder shumë i veçantë.
Nuk është se Shqipëria është vendi më i madh, se është vendi më i pasur, asnjëra nga këto. Por ky është me të vërtetë vendi më i veçantë.
Nuk ka njeri në botë si shqiptari. Dhe miqësia që kanë amerikanët, që ambasadorët amerikanë mund të përjetojnë personalisht me ju, është diçka vërtet e paharrueshme”, ka shkruar ambasada.