Pike sfidon Çavin dhe “kërcënon” presidentin e Barcelonës: Sill mbrojtësin më të mirë në botë këtu dhe do ta…

Disa javë më parë klubi i Barcelonës ka njoftuar se përgatitjet për sezonin e ri do të nisin më 4 korrik, por mbrojtësi veteran i klubit, Zerard Pike, nuk ka pritur korrikun, por ka zbritur menjëherë në fushë, duke nisur stërvitjen riaftësuese. Gjithçka ka ardhur pas ditësh tepër të ngarkuara për 35-vjeçarin.

pike

Ndarja me këngëtaren kolumbiane Shakira pas 12 vjetësh bashkëjetesë dhe historitë e tjera të harbimeve me nga 2 mijë euro nata, shpenzime e kanë lënduar kjo pak. Si të mos mjaftonin problemet familjare, për Pikenë ka ardhur një dush i ftohtë dhe nga trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez. Në një takim të dy ditëve më parë, Ksavi ia ka bërë të qartë mbrojtësit se nuk është më prioritet për të. Trajneri i blaugranave ka vënë në pikëpyetje gjendjen fizike të mbrojtësit si dhe jetën e trazuar jashtë fushe.

Por Pike ka kundërshtuar duke nënvizuar se do të qëndrojë në Barcelonë për të përmbushur kontratën, duke pranuar madje dhe uljen e rrogës. Por Pike ka qenë më i ashpër me presidentin Joan Laporta, me të cilin ka pasur një tjetër takim kokë më kokë. Mbrojtësi i Barcelonës i ka lëshuar sfidën presidentit duke prekur një temë delikate që ka të bëjë me financat e klubit, por dhe me sfidën për atë që mund të jetë pasuesi i tij në qendrën e mbrojtjes së Barcelonës. Gjatë takimit të tensionuar që ai ka pasur me presidentin Laporta, Pike nuk ka përdorur gjuhë të ndërmjetme.

“Unë e kam vendosur për të qëndruar te Barcelona për të treguar se jam ende i vlefshëm për këtë klub. Do të bëj më të mirën time. Ju si president nëse keni këllqe sillni këtu në Barcelonë mbrojtësin më të mirë në botë dhe të jeni të bindur se do të përfundojë në stol”, i është drejtuar Pike numrit një të klubit. Kujtojmë se Pike, 35 vjeç ka dhe një vit kontratë me katalanasit dhe është i vendosur për të përmbushur detyrimet e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×