“Gënjeni!”, Alibeaj akuza Nikollës: Kemi gjetur gjuhën me Shehun për pr/rezolutën kundër gjenocidit serb, po na përçani artificialisht me Kosovën

Alibeaj433

Projektrezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë është bërë sot objekt debati mes përfaqësuesve të opozitës dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla. Gjatë fjalës së tij kreu i grupit të demokratëve, Enkelejd Alibeaj akuzoi Nikollën se gënjen sa i takon pr.rezolutës së paraqitur nga PD.

Mes të tjerash ai tha se në ka rënë në darkordësi me zotin Tritan Shehu që kishte depozituar një rezolutë për këtë çështje, ndërsa shtoi se kjo çështje duhet të diskutohej më herët në Kuvend.

“Sapo gënjeve, ndjese që po ta them. Ka një pr.rezolutë të paraqitur nga unë në 27 maj. Ka një pr.rezolutë tjetër që ngjan si dy pika ujë. Me zotin Shehu e kam gjetur gjuhën.

Ishim në Komision, e prezantova, e gjeta dhe gjuhën me Sheun. Duhet të kishim seancë që në 27. Me alibi të tilla zonjë nuk mund të shtyhesh. Ju thatë; Kosova nuk mund të na ndajë. Ju p bëheni shkak për ndarjen artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetues , të rregullores që një pr.rezolutë ta kalosh jo vetëm në konferencë, por ta sjellësh në seancë. Të gjithë, burra dhe gra, të diskutojnë gjenocidin serb në Kosovë. Ju është bërë ky togfjalësh dhe i largoheni si djalli nga temjani. Nuk i shmangeni dot. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim, e keni detyrim tani. Ja ku jeni të gjithë. Të gjithë përgjërohemi për çështjen e Kosovës. Është detyrim, e para politike dhe institucional, për ta diskutuar atë pr.rezolutë.”, tha Alibeaj.

Nikolla: Tërhiqeni fjalën pas; gënjen! Se sapo e identifikuat që janë dy pr.rezultuta për të njëjtën çështje. Ju vë në dispozicion vendimin e datës 20 dhe thuhet qartë; këto pr.rezoluta do të diskutohen në Komisionin e Jashtëm. Në komision nuk është arritur konsensus. Mu drejtove me fjalën gënjen dhe dua t’u sqaroj juve dhe të tjerët.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×