Pr.rezoluta kundër Dick Marty, Berisha: Rama doli një vasal mjeran i Vuçiç

Berisha1111

Berisha: Vasali i Vuçiç nuk guxon të ngrejë çështje siç duhet aty ku preket Serbia. Ai ka për borxh me një gjuhë të padenjë për një njeri normal, e përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen e shkëlqyer dhe të merituar që i dha, shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së Parlamentit kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabak, që nuk kërkuan ndërprerjen e seancës dhe nxjerrjen e tij jashtë. Ajo ishte një seancë për të mbuluar implikimin e Edi Ramës në procesin e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Duke pretenduar të bëhet lider rajonal dhe global ky lidhi proceset në mënyrë fatale: procesin e gjykatës së hagës me procesin e ndryshimit të kufijve. Kjo është absolutisht reale. Ai në atë seancë doli një vasal mjeran i Vuçiç.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×