
Për rreth 10 minuta para fillimit të ceremonisë zyrtare të kalimit të detyrës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta priti Bajram Begajn në ambientet e Presidencës.
Në një video të publikuar nga selia e Kreut të Shtetit shihet se Meta i ka treguar disa nga ambientet e godinës pasardhësit të tij në detyrë, për ta familjarizuar disi me zyrën ku do të shpenzojë 5 vitet e ardhshme në detyrë.