
Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në via “Corridoni” në Firence, zona Careggi, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë. Si pasojë e aksidentit makina ka përfunduar në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda automjetit.
Dalja e tyre jashtë makinës është bërë pas ndërhyrjes nga Zjarrfikësja e Firences. Falë tyre është bërë i mundur nxjerrja e babait dhe djalit të tij 26-vjeçar. Ndërsa dy këmbësorët e përplasur ishin në gjendje të rëndë dhe për pasojë 65-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Arena e Lajmit