
Ish-presidenti Ilir Meta nga studio e “Open” në News24, lidhur me skandalet e bëra publike ditët e fundit, deklaroi se të presësh reagim nga qeveria është absurde, ndërsa e cilësoi drejtorin e Doganës Gent Gazhelin si “arkëtarin e partisë”.
Sa u takon denoncimeve të bërë nga LSI për incenratorët, tendera, skandali i punësimeve në Doganën shqiptare bërë publik nga News24 dhe BalkanWeb, dhe një sërë çështjes së korrupsionit që shqetësojnë shoqërinë dhe mosreagimin e qeverisë, ai deklaroi se kjo forcë politike do të bëjë opozitë të vërtetë.
“Arkëtari i partisë! Të presësh që të ketë reagim qeveria është absurde. Këtu do të fillojë reagimi serioz nga ana e opozitës, qytetarëve dhe rritja e besueshmërisë që opozita është e vendosur për të përmbysur këtë sistem kleptokratik në vend. Vendi ka këto tre probleme kryesorë, korrupsioni, korrupsioni, korrupsion, dhe zgjidhja është referendumi. Përmes tij qeveria s’mund të marrë në dorë pasuritë e vendit”, tha Meta.