ZYRTARE/ “E kam ditur gjithmonë që herët apo vonë…”, lojtari i Interit konfirmon largimin nga futbolli i luajtur

Aleksandër Kolarov i ka dhënë zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur.

KOLAROV

Mbrojtësi serb, i cili ishte në skadencë kontrate me Interin më 30 qershor, me anë të një letre drejtuar medias italiane “ANSA” ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare.

Në letrën e shkruar ai ka deklaruar se menjëherë do të nisë punën për të nisur kursin e skautit dhe të drejtorit sportiv:

“Sot i them lamtumirë futbollit. E kam ditur gjithmonë që herët a vonë kjo ditë do të vinte dhe, pavarësisht kësaj, jam mirënjohës që kam arritur të realizoj atë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime.

Tashmë jam projektuar drejt ‘jetës sime të dytë’ në botën e futbollit.

Dhe për këtë, sapo të publikohen njoftimet, do të regjistrohem në kurset e kualifikimit, fillimisht si skaut dhe menjëherë më pas si një drejtor sportiv në Qendrën Teknike Federale të Coverçianos”, ishte letra e Aleksandër Kolarov.

Më parë serbi ka mbajtur veshur edhe fanellat e OFK Beograd, Lacios, Mançester Sitit dhe Romës.

Në sezonin që përfundoi në Serinë A me fanellën e Interit, Kolarov u aktivizua gjithsej në 3 ndeshje, por pa mundur dot të shënojë gol dhe të dhurojë asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×