
Marrëdhënia e Kanye West dhe modeles Chaney Jones duket se do të zgjasë për shumë gjatë.
Chaney postoi një foto të saj në InstaStories së fundmi e veshur me një bluzë të vogël dhe pantallona me shkëlqim dhe me taka por fansat ia hodhën sytë kyçit të saj, ku duket se ajo ka bërë tatuazh emrin e ri të reperit “Famous”.
Fansat lexojnë “Ye” – emërtimi ligjor i West që nga tetori 2021 – të shkruar në pjesën e jashtme të kyçit të dorës së Jones.
Është e paqartë se kur e bëri tatuazhin, pasi Chaney dhe West së fundmi u panë së bashku në Tokio.
Dizajneri i ‘Yeezy’ dhe Jones fillimisht ndezën thashethemet për romancë në shkurt, dhe më vonë ajo konfirmoi lidhjen e tyre duke postuar foto në rrjetet e saj sociale.
West që atëherë i ka dhuruar të dashurës së tij një çantë të rrallë Hermès Birkin me vlerë 275,000 dollarë, duke dëshmuar se marrëdhënia është e rëndësishme edhe për të.
Kujtojmë se gjithashtu dhe i dashuri i Kim Kardashian, Pete Davidson, ka më shumë se një tatuazh kushtuar patneres së tij duke përfshirë “vajza ime është avokate” në klavikulën e tij – dhe madje ka vënë emrin e saj në gjoks .
Në fillim të këtij muaji, ai madje debutoi një dizajn me inicialet e para të katër fëmijëve të Kardashian dhe West .