Qëlloi gruan me thikë dhe iu sul fqinjit që ndërhyri për ta ndaluar, policia jep detaje për plagosjen në Elbasan

Elbasan

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për plagosjen e dy personave me thikë ditën e sotme në lagjen “Dyle Haxhiri”.

Sipas policisë, shtetasi Elmas K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Shkëlqime K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×