Interi nuk ndalet për Lukakun, bëhet gati oferta e re. Ja çfarë u vendos në takimin Zhang-Inzagi

Interi mesa duket nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga rikthimi i sulmuesit Romelu Lukaku. Tratativat e zikaltërve vazhdojnë, por shuma që kërkon Çelsi.

inzagi-zhang-lukaku

Drejtuesit po vendosin që të rrisin ofertën për të siguruar shërbimet e belgut, duke i ofruar Çelsit 7 milionë euro plus bonuset, për ta afruar në formën e huazimit. Gjithsesi “Blutë” kërkojnë 10 milionë, por negociatat vazhdojnë të jenë të hapura.

Nga ana tjetër, presidenti i Interit, Stiven Zhang, ka biseduar me trajnerin Simone Inzagi, për sa i përket të ardhmes. Siç bëjnë me dije mediat italiane, tekniku pritet të rinovojë të martën e 21 qershorit kontratën e re me zikaltrit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×