“Akt i pashembullt në 15 vite”, denoncimi i Berishës: Që nga 2 qershori Rama black out sistemit online të Thesarit të Shtetit, s’donte të zbuloheshin transfertat për…

Sali Berisha2

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka hequr sistemin online në Thesarin e Shtetit, me qëllim sipas tij për të fshehur transfertat e parave për Gugalljan apo Zoton.

Deklarata u bë në një konferencë për mediat.

“Koalicioni do të jetë i shumëllojt, Siç e dini, në këtë betejë jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë. Shqipëria në rrezik është motoja reale të cilën po e ndjen çdo atdhetar, shqiptar që ka minimumin e minimumit të dashurisë për këtë vend,. Çdo qytetar që po përjeton tiraninë e vjedhjeve të qeverisë, çdo pensionist, i cili e di se me 700 e ca mln të aferës së djegësve. Dua t’ju informoj ju për një akt të pashembullt në 15 vite. Një nga arritjet më të mëdha kundër luftës kundër korrupsioni ka qenë instalimi i sistemit online të thesarit të shtetit, që nga data 2 qershor, Edi Rama ka vendosur black out. Nuk do që të gjeni paratë që merr Rama për Gugalljan, dhe Zoton, që mos ë zbulohen transfertat. Ndaj ka vendosur në një akt të paprecedentë, kurrë nuk ka ndodhur më parë, black out total në thesarin e shtetit. Edi Rama e bllokoi në 2 qershore, kur dolën zonja Hajdari, apo Gurakuqi, milionerja që mblidhte kanaçe dhe ishte me 30 mln në llogari.”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×