Transportonte 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër

Emigrante

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 15”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 15”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Morinë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. I., 18 vjeç.
Shtetasi E. K. është kapur në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Vorë, duke transportuar me një automjet, 14 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i implikuar në këtë veprimtari kriminale është dhe shtetasi A. I. Vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×