Padia e Twitter ndaj miliarderit për blerjen e kompanisë për 44 miliardë dollarë, Elon Musk i prerë: Do merrni jo si përgjigje

elon musk

Twitter refuzon të pranojë ofertën e rinovuar të Elon Musk për blerjen e kompanisë së medias sociale për 44 miliardë dollarë.

elon musk

Miliarderi i ka kërkuar gjykatës që të shtyjë gjyqin e ardhshëm, teksa rinovoi ofertën e tij për të blerë rrjetin e mediave sociale këtë javë dhe ndau disa detaje rreth qëllimeve të tij.

“Blerja e Twitter-it është një përshpejtues për të krijuar X, aplikacionin ku mund të gjesh gjithçka”, shkroi Elon Musk në Twitter të martën.

Ai shtoi se Twitter ndoshta mund ta përshpejtojë aplikacionin e ri me tre deri në pesë vjet.

Por Twitter synon të mbyllë marrëveshjen me çmimin e rënë dakord, por të dyja palët kanë qenë të rezervuara për gjyqin e 17 tetorit në Delaëare.

Avokatët e Elon Musk thanë se gjyqi duhet të shtyhet për t’i dhënë më shumë kohë CEO-s së Tesla-s për të siguruar financimin.

Në një dosje gjyqësore, avokatët e Elon Musk thanë: “Twitternuk do të marrë po, për një përgjigje. Çuditërisht, ata kanë këmbëngulur për të vazhduar me këtë proces gjyqësor, duke vënë në mënyrë të pamatur marrëveshjen në rrezik dhe duke luajtur kumar me interesat e aksionerëve të tyre.”

Avokatët vunë në dukje se gjyqi i ardhshëm do të “pengonte përparimin e marrëveshjes”.

“Në vend që të lejojnë palët të kthejnë fokusin e tyre në sigurimin e financimit të borxhit të nevojshëm për të përfunduar transaksionin dhe përgatitjen për një tranzicion të biznesit, palët shkojnë në një seancë gjyqësore të panevojshme”, thanë avokatët.

Sipas avokatëve të Musk, po punohet për të mbyllur marrëveshjen deri më 28 tetor.

Ndërsa, Twitter tha se ishte kundër pezullimit të procesit gjyqësor, duke e konsideruar një veprim të tillë “një ftesë për keqbërje dhe vonesë të mëtejshme”.

Në padinë e depozituar nga Twitter në gjykatë, thuhet se nuk i besojnë premtimeve të Musk, duke vënë në dukje se një bankë që ndihmon në financimin e marrëveshjes kishte dëshmuar këtë javë se nuk kishte marrë asnjë njoftim nga Musk për planet për të ecur përpara.

Musk njoftoi planin për të blerë Twitter për 54.20 dollarë për aksion në prill.

Por ai u tërhoq nga marrëveshja vetëm disa javë më vonë duke thënë se ishte i shqetësuar llogaritë fake në platformë ishin më të larta se sa kishte pretenduar Twitter.

Kompania përfundimisht paditi Musk për ta detyruar të përfundojë marrëveshjen.

Në padinë e tij, Twitter argumentoi se Musk ishte i shqetësuar për çmimin që kishte rënë dakord të paguante, pas një rënie të mprehtë në vlerën e aksioneve të teknologjisë, përfshirë Tesla, kompaninë e makinave elektrike që ai drejton dhe është baza e pjesës më të madhe të pasurisë së tij.

Gjyqi është shtyrë për në 28 tetor për të lejuar mbylljen e një marrëveshjeje, sipas një dosjeje gjyqësore.

Aksionet në Twitter e mbyllën ditën me më shumë se 3%, mes dyshimeve të investitorëve se marrëveshja do të realizohet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×