
Partia Demokratike denoncon sërish mega-aferën e inceneratorëve.
Nënkryetarit i PD Luçiano Boçi, në një komunikim për mediat nga inceneratori i Elbasanit tha se është krijuar një grup i strukturuar kriminal, duke akuzuar në këtë mënyrë edhe kryeministrin Edi Rama.
Deklarata:
Edhe sipas kontratës korruptive që Edi Rama ka miratuar, në kundërshtim me qëndrimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP), Inceneratori do të duhet të ishte funksional dhe në pronësi publike qysh prej një viti.
Ja edhe disa pyetje fare të thjeshta:
Partia Demokratike denoncon për të disatën herë mega-aferën e inceneratorëve si një vepër korruptive ku Rama, Ahmetaj, Agaçi, Veliaj, krijuan grup të strukturuar kriminal me qëllimin për të përlarë 430 milion euro së bashku me sekserët Zoto-Gugallja-Mertiri.
Ndaj nuk pyetën as për ligj, as për procedura dhe 8 vite më pas asnjë incenerator nuk funksionon.
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të pamundura për drejtësinë e kapur nga Rama.
Ne mendojmë se inceneratorët janë mega-aferë ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetaj, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj nuk ndalohen pagesat dhe ndaj drejtësia nuk sekuestron produktet e krimit.
Po ju të dashur shqiptarë, si mendoni?