E bujshme nga Spanja/ PSG i ofron Barcelonës rikthimin e Nejmar, ja shuma që kërkojnë kampionët e Francës

E ardhmja e Nejmar te Parisi mbetet ende një mister, me sulmuesin brazilian që mund t’i jap lamtumirën kampionëve të Francës gjatë kësaj merkatoje pas situatës problematike me drejtuesit e klubit, me raportimet nga Spanja që kanë përmendur mundësinë e një rikthimi të bujshëm te Barcelona.

534535

Ka qenë emisioni i famshëm sportiv “El Chiringuito” që gjatë transmetimit live ka bërë të ditur lajmin, duke theksuar se PSG-ja është e gatshme ta lërë brazilianin të lirë dhe ka shkuar deri aty sa ka raportuar se francezët ja kanë ofruar kartonin e tij Barcelonës duke i kërkuar një shumë rreth 50 milionë euro për të kompletuar transferimin.

Problemet financiare të klubit spanjoll si dhe situata me Levandovskin i japin pak mundësi lëvizje katalanasve në merkato, por drejtuesit e klubit duket se e kanë në konsideratë ofertën e Parisit për t’i dhuruar trajnerit Çavi një tjetër blerje të bujshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×