
Kryetari i Partisë Demokratike ka sjellë në vëmendje çështjen e Shell dhe Ballshit.
Në një takim me ekspertë të energjisë, naftës dhe gazit, Berisha u shpreh se e uzina e Ballshit u çua për skrap, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të falimentuar borxhet e marra duke vënë uzinën si kolateral.
Berisha shtoi se kjo është bërë e mundur nga një mafie e cilësuar nga ai si e tmerrshme, e cila kishte në krye Engjëll Agaçin.
“Folëm për naftën. Këtu punon Shell-i, Edi Rama flet për të, por Shell-i ka këtu që në 2010. Por problemi është se u shndërrua në skrap Ballshi.
U shndërrua në skrap se e futën në borxhe, me një sistem mafioz, që e përdorën për kolateral uzinën, merte qindra milionë euro borxhe dhe në fund rruga e vetme e larjes së borxheve ishte shndërrimi në skrap i uzinës dhe e bënë kështu.
U zhvillua një mafie e tmerrshme, me në krye Engjëll Agaçin. Shqiptarët duhet ta dinë se sapo erdhi në pushtet shkoi në bordin e naftës dhe ai i drejtoi operacionet siç i leverdiste qeverisë dhe partisë”, deklaroi ai.
Arena e Lajmit