ZYRTARE/ Kukësi përforcon mesfushën, prezantohet lojtari që u largua nga Kastrioti

Kukësi vijon me përforcimet në merkato.

ARBER BASHA

Klubi verilindor së fundmi ka prezantuar mesfushorin që e mbylli me Kastriotin, Arbër Basha. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa do ta mbajë lidhur me Kukësin deri në vitin 2025.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi verilindor teksa i uron mirëseardhjen mesfushorit.

Më parë Basha ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Kamzës dhe Trans Narva në Estoni.

kuk

KOMUNIKATA ZYRTARE E KUKËSIT –

“WELCOME ARBËR BASHA ⚽️

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori kuksian Arbër Basha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

⚽️ Basha është një futbollist që e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, teksa në të shkuarën ka luajtur me Kamzën në Superiore por edhe në kampionatin estonez me JK Trans Narva.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Arbër 🤝

🗣 “Është kënaqësi dhe privilegj për mua të luaj me ekipin e qytetit tim. Përveç këtij fakti, do të luaj me një skuadër që çdo vit ka pretendime të larta dhe natyrisht ky është një motivim akoma më i madh për mua.

Tifozët e Kukësit janë të mrekullueshëm dhe shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha në stadiumin e ri. Shpresoj që të kontribuoj sa më shumë në ekip me gola dhe asiste për të arritur objektivat që kemi. Forca Kukësi”, ishin fjalët e para të Bashës si lojtar i Kukësit. 

Skeda e Lojtarit:

Emri: Arbër Basha

Mosha: 24 vjeç

Gjatësia: 1.83 m

Pozicioni: Mesfushor

📸 @photosport.al”

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×