Probleme shëndetësore për tifozët, ndërpritet dy herë ndeshja e parë e Xhokoviçit në Uimbëlldon

Ndeshja e parë e Uimbëlldonit për kampionin në fuqi të këtij turneu, Novak Xhokoviç, përballë koreano-jugorit Kuon-Son Uo, është ndërprerë dy herë për shkak se dy tifozë kanë pasur disa probleme shëndetësore.

xhokovic

Stafi mjekësor ka shkuar dy herë në shkallët e stadiumit për t’i dhënë ndihmën e parë tifozëve dhe më pas u transportuan për në spital, gjendja e të cilëve ende nuk dihet.

Tenisti serb ishte duke humbur setin e parë kur ndodhën ngjarjet, ndërsa tani 35-vjeçari ka kthyer çdo gjë në favorin e tij, duke udhëhequr 2-1 me sete.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×