Makina përplas 3-vjeçarin në Durrës, shoferi shoqërohet në polici

Policia 750x367 1

Një 3-vjeçar është përplasur nga një automjet në Durrës. Uniformat blu bëjnë me dije se i mituri është dërguar në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë shoferi i automjetit R. B., 43 vjeç, është shoqëruar në polici.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×