
Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë të tjera detaje në lidhje me aksionin e sotëm ‘Porositësit’ që çoi në arrestimin e 14 personave, dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. Në një lidhje live për ‘News24’ gazetarja Lala pohoi se grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë dhe trafikim dhe shitje armësh dhe trafik droge, vepronte kryesisht mes Durrësit dhe Tiranës.
Mësohet se Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët pak ditë më parë u morën peng dhe u liruan nga policia, treguan për oficerët e çështjes detaje nga veprimtaria e tyre kriminale.
Madje thuhet se ata pritet të zbardhin një tjetër ngjarje kriminale.
“Dy vëllezërit Beqiraj pasi refuzuan që të japin shpjegime vendosën që të rrëfehen dhe treguan krimet e rënda. Ata pohuan se ishin pjesë e një grupi kriminal, pjesë e së cilës ishin dhe punonjës të ushtrisë. Përveç vrasjeve, ky grup merrej dhe me trafikim dhe shitje të armëve. Dy vëllezërit kanë folur dhe për një ngjarje të rëndë, që end nuk është zbardhur. Kur ata u morën peng ishin në përgjim, ndërsa kanë të tjera ngjarje për të rrëfyer. Në mesin e personave të përfshirë është dhe një i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.”, tha Lala.
Arena e Lajmit