
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se më 1 shtator do të dorëzojë kallëzimin penal në lidhje me dosjet e Sigurimit.
Ai i quajti veprimet që janë bërë sipas tij për të manipuluar dosjet si flagrante, ndërsa shtoi se kjo tregon se sa i kalbur është shteti dhe se sa pak do të duhet për ta rrëzuar atë.
“Ju siguroj që as ka patur as ka e as do këtë një dosje për Ilir Rexhep Metaj. Për këtë të jeni të sigurt. E dinë ata historinë.
E di vetë i zoti i punës që është ndjekur atë kohë për tentativë arratisje, edhe ai ka parë dosjen e tij dhe falsifikimet që kanë ndodhur.
Janë edhe letrat e tij autentike mbi të gjithë bisedat me bashkëpunëtorët. Është gjithçka e qartë për falsifikimet që mban përgjegjësi Autoriteti.
Menduan se në pamundësi për të përballuar cunamin politik që është rizgjuar, të eleminojë figurat publike që nuk i blen apo intimidon dot, për llogari të qarqeve anti- shqiptare. Më 1 shtator do të bëhet publik kallëzimi penal. Falsifikimet janë flagrante e shkatërrimtare për ata që me urdhër të Ramës janë përfshirë në një aktivitet të tillë kriminal. Kur kjo ndodh ndaj një ish zyrtari të larë, mendoni ç’ndodh me qytetarë të tjerë.
Mendoni se ç’bëjnë me hipotekat dhe devijimet e projekte, me e-Albania, ndërsa janë hedhur qindra mln euro. Regjimi i patronazhistëve të gëzojë autogolin që ka bërë.
Në raportet me drejtësinë veproj si shtetar që e di që shteti as nisi sot e as nuk do të mbarojë nesër. Se kemi toorrollakë që i hedhin firmat më kot. Do të jem këtu edhe 25 vite të tjera në politikën aktive. Jam këtu se në çdo firmë të hedhur kam qenë i ndërgjegjshëm, në çdo detyrë e funksion.
Flagranca e tyre është shumë e rëndë dhe tregon kalbëzimin e këtij shteti anti-llogaridhënie që me një shtyrje shumë të lehtë do të bjerë në një fund pa fund ku ka nisur tashmë rënien e lirë. Por Shqipëria nuk mund të bjerë bashkë me ta”, tha Meta.
Arena e Lajmit