Vidhnin bagëti në Universitetin Bujqësor të Kamzës, kapen në flagrancë pesë ‘skifterët’

Tirane Policia E Shtetit 700x466

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kryenin ata kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit; F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, bashkëpunëtorë në vjedhje.
Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:
– F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×