EKSKLUZIVE/ Skënderbeu tenton rikthimin e bujshëm, korçarët arrijnë akordin edhe me…

Skënderbeu e ka marrë shumë seriozisht ndërtimin e skuadrës me të cilën do të përfaqësohet në Kategorinë e Parë.

Skenderbeu Korce

Kur objektivi i vetëm është rikthimi i shpejtë në elitë, korçarët janë angazhuar për të shtuar cilësinë në organikë.

Pas konfirmimit të trajnerit Migen Memelli, blindimit të disa titullarëve dhe 4 afrimeve në merkato, klubi ka siguruar shërbimet edhe të dy lojtarëve të tjerë.

“Panorama Sport” zbulon se kanë bindur mbrojtësin Elvis Prençi dhe anësorin Ardit Peposhi.

Të dy kanë mbyllur angazhimet e tyre me Llapin në kampionatin kosovar dhe sezonin 2022-2023 do t’u bashkohen korçarëve. Jo vetëm kaq, por klubi po tenton rikthimin e Sabien Lilajt.

SABIEN LILAJ 1

LILAJ

Mesfushori që sezonin e fundit u aktivizua te Dinamoja, kërkohet nga bardhekuqtë.

Aktualisht Sabien Lilaj po kryen terapi dhe nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Gjithsesi, kjo nuk mund të quhet pengesa e vetme.

Për korçarin, ngërçi qëndron diku tjetër. Ai ka kontratë me Dinamon dhe “divorci” është i vështirë, sidomos pas deklaratave të fundit që vijnë nga kampi blu.

Presidenti Bardhi dhe ortaku i tij, Gjidodaj, e kanë ndarë mendjen që të ruajnë pjesën dërrmuese të grupit. Ata që nuk i kishin në plane, u larguan tashmë.

E megjithatë, në futboll ndodh gjithçka dhe sidomos në periudhë merkatoje.

PRENÇI

Elvis Prençi është i Skënderbeut. Lojtari që prej katër vitesh ka qenë pjesë e Llapit dhe fitoi edhe dy herë Kupën, do të vihet në urdhrat e Migen Memellit.

Gazeta mëson ekskluzivisht se dje qendërmbrojtësi ka takuar presidentin Ardjan Takaj dhe ka rënë dakord për të vijuar karrierën në Korçë.

Në Shqipëri ai ka luajtur edhe për skuadra si Partizani, Korabi, Lushnja, Teuta e Kukësi dhe shihet si një përforcim i denjë i bardhekuqve në inferiore.

PEPOSHI

PEPOSHI

Ashtu si qendërmbrojtësi, edhe Ardit Peposhi ka luajtur edicionin e fundit në Podujevë. Në ndryshim nga Prençi, ka vetëm një akord parimor.

E megjithatë, gjasat janë që zyrtarizmi të mos vonojë. 28-vjeçari ka një karrierë të pasur, teksa ka dalë nga të rinjtë e Partizanit dhe më pas ka provuar eksperienca të ndryshme me Tiranën, Teutën, Bylisin, Kukësin dhe Korabin.

Të dy këta futbollistë në fjalë janë një eksperiencë e shtuar për korçarët në një sezon që pritet të jetë i fortë dhe i luftuar për ngjitjen në elitë.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×