VIDEO/ 40-vjeçari hyri në berberhane dhe goditi me thikë dy punonjësit, dalin pamjet nga plagosja në Vlorë

300

Tre persona kanë mbetur të plagosur këtë mbrëmje në Vlorë. Mes të plagosurve është edhe autori i ngjarjes.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti shihet se në vendin e ngjarjes shihen njolla gjaku. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një thikë me njolla gjaku.

Gjithashtu gazetari Mehmeti bën me dije se autori i plagosjes së dy personave në Vlorë është Mexhit Arapi 40 vjeç. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë janë Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

Arapi ka hyrë në një berberhane dhe ka goditur me thikë 23-vjeçarin kevin Nuredini dhe 35-vjeçarin Ervis Sejko. Autori i ngjarjes është arrestuar ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×