“Nënë Tereza, simbol i humanizmit”, Meta: Në ditën e lindjes së shenjtores shqiptare nderimi që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e saj

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në ditën e lindjes së Nënë Terezës, shprehet se nderimi më i madh që mund t’i bëhet është të veprojmë çdo ditë sipas shembullit të saj.

Statusi:

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Sot, në ditën e lindjes së Shenjtores shqiptare dhe të gjithë njerëzimit, Nënë Tereza, simbolit më frymëzues të humanizmit, solidaritetit dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që ka nevojë, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim dhe të veprojmë çdo ditë sipas shembullit të veprës së saj.

Ashtu siç na porosit: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”.

Ilir Meta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×